Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një i lënduar në aksidentin mes dy veturave në Klinë të Skenderajt

Një i lënduar në aksidentin mes dy veturave në Klinë të Skenderajt

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në mes dy veturave në rrugën rajonale segmenti rrugor në fshatin Klinë të Skenderajt.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 14:00 në rrugën rajonale segmenti rrugor në fshatin Klinë të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve  materiale  lëndime ka pësuar nje person”, tha ai.