Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Ngritja e çmimeve” – Ekonomisti: Qeveritë po shkojnë e vijnë, por qytetari po e vuan duke iu ngarkuar shporta e konsumit

“Ngritja e çmimeve” – Ekonomisti: Qeveritë po shkojnë e vijnë, por qytetari po e vuan duke iu ngarkuar shporta e konsumit

Ekonomisti Mustafë Kadriaj i ftuar në emsiionin N’Detaje ka folur lidhur me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve në vend, duke theksuar se si rezultat i kësaj barra më e madhe bie mbi qytetarin.

“Tani që flasim, mbi 75% e portofolit të qytetarit është i koncentruar në shportën e konsumit. Kjo tregon qartë se pagat janë të varfëra në raport me çmimet e kësaj shporte”, deklaroi Kadriaj.

Ai gjithashtu kritikoi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e quajtur të parakohshëm dhe jo të ndershëm ndaj konsumatorit:

Ekonomisti për ngritjen e çmimeve: Bizneset po e shfrytëzojnë, duke filluar nga gastronomia…

“Energjia elektrike ende pa ndodhur, ata(bizneset) filluan t’i rrisin çmimet. Në fakt, këto çmime do të duhej të rriteshin në fund të muajit maj, sepse vetëm pas shpenzimit mund ta kuptosh koston reale. Rritja do të duhej të ndodhte nga qershori, për të qenë korrekt si biznes”.

Në fund, ekonomisti bëri thirrje për përkrahjen e produkteve vendore dhe shprehu shqetësimin për konsumimin e produkteve të importuara nga vendet e tjera.

“Unë nuk e di cili shqiptar, kur e sheh flamurin e Serbisë, e blen atë produkt – kjo është e papranueshme”. /TV Arbëria