Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e ditës: 11 qershor 2024

09:50
Mbahet samiti “The Western Balkans 2024”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti, Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

10:00
Instituti GAP organizon tryezën e diskutimit me temën “Nevoja për themelimin e një Institucioni të Pavarur Fiskal në Kosovë”. Marrin pjesë dhe Hykmete Bajrami, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike; Vlora Spanca, auditore e Përgjithshme etj.

10:00
Lëvizja FOL organizon konferencën “Sfidat e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ku do të prezantohen gjetjet e raportit “Informimi dhe perceptimi i qytetarëve lidhur me paraqitjen e ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE.

11:00
Mbahet debati publik me temën “Efiçenca dhe transparenca e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Kosovë?”.

12:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

12:00
Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës hapet ekspozita “KFOR and Kosova +25”.

20:00
Filarmonia e Kosovës mban koncert me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.