Ky konfirmim vjen vetëm dy ditë pas Samitit të VI-të të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë, ku ishte e pranishme edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Dokumenti i sjellë nga pala italiane shënon përmbylljen e procesit ligjor dhe hap rrugën për përfitime konkrete për qytetarët.
“Lajmë i mirë dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Kjo marrëveshje do të lejojë njohjen reciproke të viteve të punës dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke u siguruar qytetarëve shqiptarë në Itali të drejtën për të marrë pensione sipas legjislacionit përkatës.rtsh