Shikuesit e Netflix po kërcënojnë të anulojnë abonimet e tyre për lajmet më të fundit se platforma e transmetimit së shpejti do të fillojë të shfaqë reklama me inteligjencë artificiale gjatë serive dhe filmave.
Abonentët me nivelin më të ulët të abonimit do të jenë të parët që do të marrin reklamat e reja me inteligjencës artificiale, raporton KosovaPress.
Amy Reinhard, presidente e divizionit të reklamave të Netflix, tha në një ngjarje për reklamuesit, “themeli i biznesit të reklamave është i vendosur dhe presin përparim më të shpejtë në të ardhmen”.
Reklamat e reja do të shfaqen në vitin 2026 dhe Netflix ka konfirmuar se ato nuk do të shfaqen vetëm gjatë pushimeve standarde, por edhe kur përdoruesi shtyp pauzë – duke përdorur inteligjencës artificiale që do të lidhë në mënyrë tematike reklamën me përmbajtjen që po shikohet aktualisht.
Për shembull, një përdoruesi mund t’i shfaqet një reklamë për një produkt për të cilin ka kërkuar në internet atë ditë, e kombinuar me pamje nga një shfaqje ose film që është aktualisht në ekran.
Inteligjenca artificiale nuk është e preferuara e të gjithëve dhe pas këtij lajmi duket se shumë përdorues do ta mendojnë seriozisht abonimin e tyre.
Në rrjetin X, përdorues të shumtë shprehën pakënaqësi. “E pështirë, jo faleminderit Netflix. Askush nuk i dëshiron këto mbeturina. Nuk do të abonoj më kurrë nëse e prezanton këtë”, “Netflix askush nuk i pëlqen AI. Koha për të anuluar abonimin tim”, “Është sikur po përpiqen të humbasin abonentë”, “Unë jam në prag të anuloj gjithçka dhe thjesht të blej DVD-të”, janë disa nga komentet.