Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Netanyahu thotë se vrasja e dy izraelitëve në Washington erdhi pas “nxitjes së egër” kundër shtetit të Izraelit

Netanyahu thotë se vrasja e dy izraelitëve në Washington erdhi pas “nxitjes së egër” kundër shtetit të Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është  shprehur i tronditur nga vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite, tha zyra e tij në një postim në X.

Në deklaratë thuhej se ai kishte folur me ambasadorin izraelit Yechiel Leiter dhe prokuroren e përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi, raporton The Guardian.

Netanyahu ka thënë se të shtënat kanë ardhur pas “nxitjes së egër kundër shtetit të Izraelit”.