Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Në qeveritë e kaluara kategoritë e dala nga lufta janë rehabilituar në banjë, në deti”- Jashari thotë se qeveria Kurti ka qenë neglizhente

“Në qeveritë e kaluara kategoritë e dala nga lufta janë rehabilituar në banjë, në deti”- Jashari thotë se qeveria Kurti ka qenë neglizhente

Xhavit Jashari kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve ka thënë se në qeveritë e kaluara katëgoritë e dala nga lufta janë trajtuar në zabë të projekteve duke i rehabilituar në banjë, në deti por edhe me shërime jashtë vendit.

Derisa sipas Jasharit, kjo gjë nuk po ndodhë me qeverisjen Kurti, për të cilën tha se është shumë neglizhente.

“Më herët në bazë të projekteve e bashkëpunimit me qeveritë e kaluara, janë trajtu kategoritë e dala nga lufta çoftë rehabilitime në banjë, në deti, apo edhe shërim jashtë vendit dhe obligime tjera që dalin nga ligji për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo qeveri tani së fundi ka fillu me disa proteza të invalidëve, ka qenë neglizhente”, tha Jashari në emisionin “N’PULT” në TV ARBËRIA.