Në përvjetorin e fillimit të luftës në Kosovë në kujtim të dëshmorëve dhe martirëve që ranë në Betejën e Likoshanit, Çirezit dhe Prekazit sot fillon ekspozita kolektive artistike në lagjën Kroi i Vitakut në Galerinë ‘Kadri Kadriu’, shkruan TV Arbëria.
Ekspozita fillon nga sot dhe do të jetë e hapur deri me datën 12 mars, në nderim të veprës së dëshmorëve.
Njoftimi i plotë:
Me rastin e përvjetorit të fillimit të luftës në Kosovë në kujtim të dëshmorëve dhe martirëve që ranë në Betejën e Likoshanit, Çirezit dhe Prekazit dhe në nderim të veprës së tyre, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës në lagjën Kroi i Vitakut në Galerinë ‘Kadri Kadriu’ me datën 27.02.2023 në ora 15:00 mbahet ekspozitë kolektive artistike e cila do të jetë e hapur deri me datën 12.03.2023.
Lavdi Dëshmorvë
