E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, Vafsije Krasniqi ka njoftuar se kongresistët amerikanë kanë paraqitur në Kongres, rezolutën që bënë thirrje për drejtësi në rastin e saj dhe të gjitha viktimave të dhunimit seksual.
Krasniqi ka thënë se rezoluta është paraqitur nga anëtarët të kongresit nga të dy partitë në ShBA.
Ajo ka falënderuar Vera Mjekun për hartimin e rezolutës dhe të gjithë ata që kanë përkrahur që rezoluta të paraqitet në Komisionin e Punëve te Jashtme dhe gjithë Kongresin.