Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ndërprerja e seancës, Abdixhiku: Shkelje e rëndë dhe praktikë e mbrapshtë

Ndërprerja e seancës, Abdixhiku: Shkelje e rëndë dhe praktikë e mbrapshtë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën pa të drejtë dhe kundër Rregullores së Kuvendit.

“Sinqerisht është për keqardhje kjo praktikë e re bllokuese e Kushtetutshmërisë e Republikës së Kosovës dhe nevojës urgjente e popullit të Kosovës dhe institucioneve të Kosovë për të bërë institucionet sa më parë, kjo shkelje e rëndë, praktikë e pazakontë është sjellje e mbrapshtë politike për të cilën nuk kemi arsyetime por gjithsesi do të mblidhemi pas 48 orëve për të shprehur sërish qëndrimin tonë të njëjtë të LDK-së”, tha Abdixhiku.