Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Nderohet jeta dhe vepra e Papa Françeskut nga shoqata “Miqtë e Amerikës”

​Nderohet jeta dhe vepra e Papa Françeskut nga shoqata “Miqtë e Amerikës”

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar sot një ceremoni simbolike pranë shtatores së Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

Gjatë kësaj ceremonie është bërë ulja në gjysmështizë e flamurit amerikan, në nderim të jetës dhe veprës së Papa Françeskut.

Papa Françesku, i cili ishte 88 vjeç, vdiq më 21 prill nga një goditje në tru dhe dështimi i zemrës.

Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, njoftoi sot Vatikani, pas një takimi të kardinalëve.

Më heret, papa Françesku shprehu dëshirën e tij për t’u varrosur në kishë, një nga vendet e tij të preferuara, dhe jo në Bazilikën më të madhe të Shën Pjetrit, siç ndodh zakonisht.

Liderët globalë pritet të marrin pjesë në funeral.

Trupi i papa Françeskut është aktualisht i vendosur në një arkivol të hapur në kapelën e bujtinës Santa Marta, ish-rezidenca e tij, ku kardinalët, zyrtarët dhe punonjësit e Vatikanit mund t’i japin lamtumirën e tij.kp