Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Nagavci ka thënë 28 nëntori mbetet simbol i bashkimit, unitetit, dhe qëndresës së popullit shqiptar andaj, të gjithë sot ndjehemi një.
Urimi i plotë:
Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Gëzuar 28 nëntorin, Ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar 🇦🇱
28 nëntori mbetet simbol i bashkimit, unitetit, dhe qëndresës së popullit shqiptar andaj, të gjithë sot ndjehemi një.
Në këtë ditë të rëndësishme e cila ndërlidhë ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave që dhanë jetën për të vendosur e forcuar themelet shqiptare, në luftën për liri e pavarësi!