Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Musliu: Moskonstituimi i Kuvendit një krizë e qëllimshme e shkaktuar nga Vetëvendosje

Musliu: Moskonstituimi i Kuvendit një krizë e qëllimshme e shkaktuar nga Vetëvendosje

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu pas dështimit të seancës sot ka thënë se Vetëvendosja po e mban peng Kosovën.

Sipas saj moskonstituimi i Kuvendit është një krizë e qëllimshme e shkaktuar nga VV-ja.

“Pengesa për formimin e institucioneve nuk është më çështje teknike, është sabotim i pastër politik, një përpjekje arrogante për të kontrolluar gjithçka, edhe në dëm të demokracisë”, ka shkruar Musliu.