Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Murtezaj: Kosova nuk mund të ecë në sistemin e marëdhënieve ndërkombëtare pa ShBA-të dhe BE-në

Murtezaj: Kosova nuk mund të ecë në sistemin e marëdhënieve ndërkombëtare pa ShBA-të dhe BE-në

Kosova nuk mund të ecë në sistemin e marëdhënieve ndërkombëtare pa aleatin kryesor Shtetet e Bashkuara dhe natyrisht vendet e Bashkimit Evropian, sidomos disa vende të Bashkimit Evropian. Kështu deklaroi profesori, Valon Murtezaj në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.

Ndër tjerash ai tha se, gjatë këtij mandati katër vjeçar nuk është që Kosova ka materializuar në kuptimin pozitiv arritjet në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare

“Është për ët ardhur keq që gjatë administratës Biden i cili ka qenë personalisht pra, jo që është varur nga informacionet që vijnë nga stafi i tij por kjo është tepër e rëndësishme ai personalisht është njeriu që më shumë se tre dekada ka punuar për Kosovën, për të ardhur deri këtu. Dhe gjatë këtij mandati katër vjeçar nuk është që Kosova ka materializuar në kuptimin pozitiv arritjet në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, tha ai.