Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Muqolli për masakrën e Poklekuti: I kam mbledhur eshtrat e familjarëve të mi, nuk do të hesht asnjëherë, derisa të kem vetëdije

Muqolli për masakrën e Poklekuti: I kam mbledhur eshtrat e familjarëve të mi, nuk do të hesht asnjëherë, derisa të kem vetëdije

Fadil Muqolli në emisionin “Përtej Tregimit” në TV Arbëria është shprehur se dëshmitarët e masakrës së Poklekut janë të zhgënjyer.

Muqolli thotë se dëshmitarët, si dhe familjarët e të vrarëve, kanë pritur që të bëhej diçka për dokumentimin e masakrës së Poklekut.

Ai duke rrëfyer përjetimin e tij mbi këtë ngjarje, ku iu vra e tërë familja, thotë se nuk do të ndalet deri në fund, për të treguar atë që ka parë nga ajo masakër.

“Kanë folur shumë dëshmitarë, mirëpo ata janë aq të zhgënjyer sa që sot refuzojnë të japin intervista. Unë jam i zhgënjyer, por ata e kanë më të rëndë se unë, sepse ata e kanë parë me sy, i kanë prekur eshtrat, kanë dalë prej atij tmerri. Mirëpo ata nuk kanë faj, kanë arsye, i kuptoj. Po unë kam thënë dhe e them që derisa të kem vetëdije, edhe nëse nuk mundem të lëviz, edhe nëse jam i shtrirë në dyshek, kur më punon goja dhe mendja, do të flas. Nuk do të hesht, sepse kam familjen 14-anëtarëshe që më është vrare, masakruar, më është djegur. I kam mbledhur eshtrat e familjarëve të mi, pa ditur se cili është i familjes sime. Kjo është arsyeja që unë nuk dua të hesht dhe nuk do të hesht,” ka thënë Muqolli në TV Arbëria.