Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 11:30, në afërsi të semaforëve te Santea, në drejtim të Sach Caffe, ku është përfshirë një motoçikletë.
Sipas informacioneve të para, motoçiklisti ka pësuar lëndime dhe është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor. Shkaku i aksidentit dhe gjendja e viktimës janë ende nën verifikim nga autoritetet.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, tha Flora Ahmeti.