Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i vranët me intervale të shkurtra me diell.
Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 6 metra në sekondë.
Ky është një parashikim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili vazhdon të monitorojë nga afër kushtet atmosferike në vend.