Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mosmarrëveshje në komunikacion, burri në Fushë-Kosovë e bën për spital policin

Mosmarrëveshje në komunikacion, burri në Fushë-Kosovë e bën për spital policin

Të hënën në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, një zyrtar policor, jashtë detyrës, është sulmuar nga një person, i cili u kap me të për shkak të një mosmarrëveshje momentale në trafik.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur derisa polici ishte jashtë detyrës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull nga Kosova zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore, palëve iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili pas shqimit të video incizimeve, ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

/TV Arbëria