Trajneri i njohur Faruk Statovci, në një intervistë në emisionin N’Detaje në TV Arbëria, ka folur për momentet më të vështira gjatë karrierës së tij.
Ai ka thënë se në kujtesën e tij janë dy raste që e kanë lënë jashtë fushës së futbollit, por shton se fatmirësisht nuk ka përjetuar diçka tepër shqetësuese.
“Në një ndeshje futbolli, katër-pesë herë më ka dalë krahu nga vendi dhe kam vazhduar të luaj. Do të thotë, në atë kohë ka qenë e rëndësishme të vazhdohej. Një tjetër situatë ka qenë kur kam pasur një thyerje të hundës, që më ka lënë ndoshta një javë jashtë fushës”, ka thënë Statovci. /TV Arbëria