Në zemër të Kalabrisë, mes komuniteteve arbëreshe që për më shumë se 600 vjet kanë ruajtur me përkushtim gjuhën, traditat dhe flamurin shqiptar, është shënuar Dita e Flamurit Arbëresh dhe Dita e Krenarisë Arbëreshe me një atmosferë të jashtëzakonshme.
Në këtë ditë kanë qenë prezent edhe të gjithë kryetarët e komunave arbëreshe të Kalabrisë, po ashtu edhe Qëndrim Kryeziu dhe Basri Beka nga Organizata “Shqiptaria”, kanë marrë pjesë në këtë festë madhështore, me ftesë të veçantë nga përfaqësues i familjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, z. Loris Castriota Skanderbegh II, dhe dhe kryetarit të Këshillit organizativë z.Franco Calima.
Kjo ditë u përjetua si simbol i unitetit dhe forcës së trashëgimisë kulturore shqiptare, duke frymëzuar edhe më shumë përpjekjet për ruajtjen dhe promovimin e saj brez pas brezi. /TV Arbëria
Dita e Flamurit Arbëresh festohet me krenari në Kalabri – TV Arbëria sjell pamje nga ngjarja (VIDEO)