Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Molliqaj: Historia po tentohet të rishkruhet, nga ata që po e tentojnë, e ata që po heshtin

Molliqaj: Historia po tentohet të rishkruhet, nga ata që po e tentojnë, e ata që po heshtin

Kryetari I Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kujtuar nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, rëndësin historike të epopesë së Ushtrisë Çlimtare të Kosovës, e cila lidhet me datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Sipas Molliqaj, muaji mars është i gdhendur në atë formë që tejkalon përvojën dhe gjeneratat.

‘’Është përpjekja që u sublimua në përjetësi. 26 vjet që nga kur liria jonë e zgjodhi kthesën historike drejt rrugës pakthim deri në përjetësimin e saj’’, shkroi ai.

Mirëpo kryetari I PSD-së, nuk kalon pa e kritikuar heshtjen cinike të pushtetit në raport me tentimin për ta ndryshuar  historinë e luftës se lavdishme  të UQK-së, nëpërmjet Gjykatës se Hagës.

Ndërkohë Molliqaj seancën e sotme solemne në nderim të Epopesë së UQK-së, e ka quajtur një maskim për indifirencën e saj në raport me procesin që po zhvillohet në Hagë, posaqërisht urrejtjen ndaj krerëve të UÇK-së.

Postimi i plotë i Dardan Molliqaj