Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Modeli për pakicat në Kosovë, ministri Krasniqi i bën ftesë kryeministres së Serbisë

Modeli për pakicat në Kosovë, ministri Krasniqi i bën ftesë kryeministres së Serbisë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi ka ftuar kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq në një takim për të modelin për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe.

Këtë ftesë publike ai e ka bërë, pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Ai ka shkruar në Facebook se ftesa mbetet publike dhe se Qeveria e Kosovës mbetet e hapur për diskutim. /TV Arbëria

Më poshtë gjeni letrën e plotë.