Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Malishevë: Fillon lirimi i hapësirave publike në rrugën “Ibrahim Mazreku”

Malishevë: Fillon lirimi i hapësirave publike në rrugën “Ibrahim Mazreku”

Sikur edhe ishte paralajmëruar, nga sot ka filluar lirimi i hapësirës publike përgjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” në qytetin e Malishevës. Lirimi i hapësirës publike, përveç në këtë rrugë, do të vazhdoj në të gjitha rrugët në Malishevë.

Në fillimin e zhvillimit të këtij procesi, të pranishëm ishin zyrtarët përgjegjës komunal, të mbështetur edhe nga institucionet e rendit. Ky  proces i punimeve është duke ecur sipas planit, derisa pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të hapësirës publike, vullnetarisht janë duke i liruar këto hapësira dhe për këtë, Komuna e Malishevës, i falënderon të gjithë qytetarët dhe bizneset, për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen në funksion të realizimit të këtij projekti për zhvillimin e Malishevës.

Të gjithë shfrytëzuesit e hapësirës publike, janë njoftuar me kohë për lirimin e hapësirës dhe në të njëjtën kohë janë zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.

/TV Arbëria