Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​“Miqtë e Amerikës” me letër mbështetjeje për ish-presidentin Biden

​“Miqtë e Amerikës” me letër mbështetjeje për ish-presidentin Biden

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, përmes kryetarit të saj Agim Rexhepi, ka do t’i dërgojnë një letër mbështetjeje dhe mirënjohjeje ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në shenjë solidariteti dhe respekti gjatë një kohe sfiduese për të dhe familjen e tij.

Në letër, Rexhepi shpreh urimet më të sinqerta për shërim të shpejtë dhe të plotë për Presidentin Biden, duke theksuar se mendimet dhe lutjet e anëtarëve të shoqatës dhe të gjithë shqiptarëve janë me të.

“Populli i Kosovës dhe në veçanti populli shqiptar, kudo që ndodhet, nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen tuaj të palëkundur dhe udhëheqjen tuaj parimore gjatë gjithë karrierës suaj të shquar,” thuhet ndër të tjera në letër.

Shoqata vlerëson lart angazhimin historik të Presidentit Biden për lirinë dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për aspiratat demokratike të popullit shqiptar.

Letra përfundon me një mesazh mirënjohjeje të thellë: “President Biden, qëndrojmë pranë jush me respekt të thellë, solidaritet dhe mirënjohje të pakufishme. Zoti iu bekoftë ju dhe familjen tuaj”

Ndërkohë, kjo shoqatë ka bërë edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bashkëngjisin emrin e tyre në këtë letër si shenjë mbështetjeje, janë të ftuar të vizitojnë zyrën e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” ose të kontaktojnë kryetarin Agim Rexhepi përmes Facebook-ut, email-it apo telefonit. Të gjitha nënshkrimet dhe mesazhet do t’i bashkëngjiten versionit përfundimtar që do t’i dërgohet Presidentit Biden.

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostifikuar dje me kancer. Ai sot ka shkruar ka ndarë një mesazh falënderimi për të gjithë mbështetësit e tij.

“Kanceri na prek të gjithëve. Si shumë prej jush, Jill dhe unë kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera. Faleminderit që na ngritët me dashuri dhe mbështetje”, shkroi Biden në rrjetin social X.