Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministria e Mbrojtjes: Me 5 mars fillon manifestimi i Epopesë së lavdishme të UÇK’së

Ministria e Mbrojtjes: Me 5 mars fillon manifestimi i Epopesë së lavdishme të UÇK’së

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se me datën 5 mars fillon manifestimi i përvitshëm për nder të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, shkruan TV Arbëria.

Në njoftimin e bërë nga kjo ministri thuhet se përgjithmonë do të kujtohet me përulësi sakrifica e dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me datën 5 mars fillon manifestimi i përvitshëm për nder të Epopesë së lavdishme të UÇK-së. Përgjithmonë do të kujtojmë me përulësi sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.