12:28 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministria e Bujqësisë: Jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë

Ministria e Bujqësisë: Jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë

Ministria e Bujqësisë ka dalë me një komunikatë për media pas bastisjes nga Prokuroria Speciale në këtë institucion.

Nga kjo ministri, është thënë se “që nga dita e parë janë në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë” dhe se po bashkëpunojnë me këto institucione.

“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale konfirmon bastisjet në Minsitrinë e Bujqësisë – lidhen me dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore