Pakistani ka informacione të besueshme se India synon ta sulmojë vendin brenda 24 orëve.
Attaullah Tarar, ministri i Informacionit i Pakistanit, e bëri të ditur këtë përmes një postimi në ‘X’, të martën vonë në mbrëmje.
“Çdo akt agresioni do të përballet me një përgjigje të fortë. India do të jetë plotësisht përgjegjëse për çdo pasojë serioze në rajon!!”, deklaroi Tarar, raportojnë mediet e huaja.
Situata midis dy vendeve është më e tensionuar se kurrë më parë, pasi 26 persona u vranë në Kashmir. India akuzon Pakistanin për mbështetjen e militantëve që qëndrojnë pas sulmit, diçka që ky i fundit e mohon.