Ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo ka mbërritur në Kosovë.
Ai ka ardhur me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.
“Ministri Thabit Kombo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani”, njoftoi Presidenca.