Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministrat Liburn Aliu dhe Rozeta Hajdari raportojnë sot në Komisionet Parlamentare

Ministrat Liburn Aliu dhe Rozeta Hajdari raportojnë sot në Komisionet Parlamentare

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet të martën e 14 marsit në ora 11 në Kuvendin e Kosovës, në sallën N 10, në rend të ditës është edhe raportimi i ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023.

Përveç këtij komisioni, do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në orën 11, në sallën e Kuvendit të Kosova N302.

Pritet të raportojnë ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Ndërtesa e Kuvendit, N302).

Gjithashtu komisioni do të shqyrtojë raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Ndërkohë në ora 13:00, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të shqyrtojë projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203).

/TV Arbëria