Profesori Milazim Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Izraeli po e shfrytëzon hakmarrjen ndaj Hamasit vetëm si pretekst për hakmarrje me çrrënjosje dhe zhdukje fizike të popullit palestinez në Gaza.
Sipas tij, kjo nuk është luftë kundër terrorizmit, po është shndërruar në gjenocid, krim kundër njerëzimit.
“Në nenin 2 të Konventes për Parandalimin dhe Ndalimin e Krimit të Gjenocidit, si akte gjenocidi konsiderohen:
(a) Vrasje e anëtarëve të grupit,
(b) Shkaktim i dëmeve serioze trupore ose mentale ndaj anëtarëve të grupit,
(c) Imponim i qëllimshëm i kushteve të jetës mbi grupin, të kalkuluara për të shkaktuar shkatërrimin e tij fizik në tërësi ose pjesërisht,
(d) Imponim i masave me intencë të pengimit të lindjeve brenda grupit,
(e) Transferim me forcë i fëmijëve të grupit në një grup tjetër”, shkroi Krasniqi.
Teksa shtoi se sipas asaj që po ndodhë në Gazë, vetëm pika (e) e këtij definimi mbi gjenocidin nuk është duke u zbatuar. Të tjerat pikë për pikë. (18 tetor 2023)