Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në mars të këtij viti.
Hekuran Murati në deklarimin e tij si pasuri të paluajtshme ka njoftuar se ka një banesë 41 metra katror, në vlerë 38 mijë euro, të cilën e ka blerë në vitin 2018, dhe tokë në vlerë 23 mijë euro, të cilën e ka blerë në vitin 2017.
Po ashtu, Murati ka deklaruar se është edhe në posedim të Letrave me Vlerë, të cilat janë në vlerë nga rreth 2 mijë euro, deri gati 40 mijë euro.
Në APK, ministri në detyrë i Financave, Murati ka deklaruar se ka para të gatshme në llogari bankare 16 mijë e 300 euro.
Pos këtyre, Murati ka njoftuar në deklarimin e pasurisë se ka pas të ardhura 19,596 euro si Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar raportet për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, politikanët, ndër ta edhe për deputetët./KP