Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > MFPT kërkon nga punëdhënësit punësimin e personave me aftësi të kufizuara

MFPT kërkon nga punëdhënësit punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku 1 person me aftësi të kufizuara. Kështu thotë Ligji për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Njoftimi është bërë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

“Punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat jo-qeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore.

/TV Arbëria