Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar kontratën e planifikuar me kompaninë “Exfis” për furnizim me lëndë djegëse për kaldajë – mazut (Fuel Oil 1.0%), në mes të dyshimeve për shkelje dhe falsifikim dokumentesh në procesin e ofertimit.
Negociatat për këtë kontratë ishin zhvilluar përmes një procedure të jashtëzakonshme me negocim, pas dështimit për më shumë se një vit të tenderit të rregullt, i cili vazhdon të jetë i bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Më 19 mars 2025, KEK kishte njoftuar se kishte mbajtur negociata me kompaninë “Exfis” për furnizimin me mazut, mirëpo pak ditë më vonë aktiviteti i prokurimit u anulua.