Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Memli Krasniqi: Jam optimist që partitë opozitare mund t’i japin Kosovës qeverinë e ardhshme

Memli Krasniqi: Jam optimist që partitë opozitare mund t’i japin Kosovës qeverinë e ardhshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh optimist se qeveria e ardhshme mund të jetë nga opozita.

Këtë koment ai e dha në Pressing në T7.

“Jam optimist që partitë opozitare të Kosovës mund t’i japin qeverinë e ardhshme”, tha Krasniqi.

Ndërsa sa i përket postit të kryeministrit, ai tha se Bedri Hamza do të ishte kryeministri më i mirë.

“Sikur të ishin tjerët të dytit (në zgjedhje), nuk e kisha diskutu të drejtën me qenë në pozicionin e kryeminisrit. Ka dashtë qytetari me qenë PDK dhe Bedri Hamza, mendoj që është e drejtë me qenë Bedri Hamza kryeministër në këtë fazë”, tha Krasniqi.