Më 6 maj 2025, ditë e martë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me një manifestim madhështorë do të festohet 620-vjetori i lindjes së heroit tonë Kombëtar – Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Në këtë manifestim do të marrin pjesë gjashtë eurodeputetë, zyrtarë të lartë të Komunës së Vienës, Romës, Arbëreshë të Italisë e përfaqësues të komunave arbreshe.
Teksa për herë të parë prezente do të jetë edhe familja dhe pasardhesit e Gjergj Kastroti – Skënderbeu.
“Na pret një ditë dhe natë madhështore, një festë e shpirtit shqiptar që fillon në orën 11:00, me simpoziumin shkencor në Institutin Albanologjik.
Nga ora 12:00, mbi 1000 artistë nga organizata “Artist për Artist” do të krijojnë në shesh një ekspozitë të gjallë – një pamje që flet me shpirtin e kombit.
Për më të vegjlit tanë, nga ora 13:00, fillon një program argëtues me këngë dhe valle për fëmijë. Nga ora 15:00 do te jete prezente edhe qendra kulturore e prishtines mbi 250 femije
Nga ora 16:30, na pret një koncert i jashtëzakonshëm me këngë, valle dhe shfaqje teatrale me motive kombëtare.
Në skenë ngjiten ikonat e muzikës shqiptare: Arbëreshet nga Italia dhe Argjentina, Ilir Shaqiri, Nikoll Nikprelaj, Kastriot Tusha, Selami Kolonja, Enkeleda dhe Hysni Arifi, dhe shumë emra të tjerë të shquar.
Me ta, do të performojnë ansamble artistike nga të gjitha trojet shqiptare.
Në mbrëmje, nga ora 20:00, festa vazhdon me grupe të ndryshme të muzikës shqiptare rock, deri në orët e vona të natës”, thuhet në njoftimin e Korporatës Kryeziu.
Bashkohuni me ne për ta nderuar këtë ditë të shenjtë të historisë sonë!
Sepse:
“O do shkrihemi për së gjalli, o do ta bëjmë Shqipërinë për së mbari!”