Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mbi gjysmë milioni votues deri pas orës 17:00

Mbi gjysmë milioni votues deri pas orës 17:00

Deri pas orës 17:00, nëpër vendvotimet në Kosovë kanë votuar 28.73 për qind e votuesve të regjistruar, apo 566 mijë e 277 votues.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ-ja ka publikuar linkun ku në vazhdimësi do të shfaqen të dhënat më të rejat për daljen e qytetarëve në votim.

Ndryshe në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 1,970,944 persona.