19:22 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Mbështesim aspiratat evropiane të popullit gjeorgjian”, deklaratë e përbashkët e Macron, Merz dhe Tusk

“Mbështesim aspiratat evropiane të popullit gjeorgjian”, deklaratë e përbashkët e Macron, Merz dhe Tusk

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Gjeorgjisë, kanë bërë një deklaratë të përbashkët presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Në këtë dekoratë të përbashkët thuhet se mbështesin aspiratat demokratike dhe evropiane të popullit gjeorgjian.

“Këto aspirata pasqyrojnë një gatishmëri për të qenë pjesë e familjes evropiane”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se “Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Gjeorgjisë, dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh miqësie dhe solidariteti popullit gjeorgjian dhe të përsërisim mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë”.

“Prandaj, ne dënojmë të gjitha aktivitetet e autoriteteve gjeorgjiane që rezultojnë në prapambetje demokratike dhe sulmet kundër shoqërisë civile, medias dhe kritikëve të qeverisë. Liria e shprehjes dhe e tubimit duhet të mbështetet. Raportet për dhunë të tepruar duhet të hetohen. Ligjet që bien ndesh me standardet evropiane duhet të ndryshohen dhe procesi i reformave shumë i nevojshëm duhet të rifillojë”, thuhet në deklaratë, transmeton KosovaPress.

Në këtë deklaratë thuhet po ashtu se “Autoritetet gjeorgjiane duhet të rivendosin një dialog me opozitën dhe shoqërinë civile. Populli i Gjeorgjisë nuk duhet të privohet nga mundësitë që lidhen me rrugën evropiane të vendit”.