Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e 250-të me radhë.
Gjatë takimit të sotëm, anëtarët e KPK-së kanë marrë vendimet si në vijim:
- Miratuan dy raporte të Koordinatorit për Luftimin e Krimeve Ekonomike për periudhat kohore tetor-dhjetor 2023 dhe janar-mars 2024;
- Miratuan Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Administratën e Sistemit Prokurorial, së bashku me shtojcën përkatëse;
- Miratuan Raportin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve për procesin e avancimit të një prokuroreje në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe në këtë departament avancuan prokuroren Leonora Kadriu;
- Miratuan Raportin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve për procesin e avancimit të një prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe në këtë departament avancuan prokurorin Besnik Nuredini;
- Miratuan Raportin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve për procesin e avancimit të gjashtë prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe refuzuan kundërshtimi i paraqitur nga një kandidat ndaj këtij raporti dhe në këtë departament avancuan prokurorët: Arianit Salihu, Luljeta Bilalli, Eset Rama, Besnik Jakupi, Elza Bajrami – Kastrati dhe Menduhi Kastrati;
- Miratuan dërgimin e propozimit te Presidentja e vendit për lirim nga detyra me rastin e pensionimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, si dhe caktuan prokurorin Njazi Rexha Ushtrues të Detyrës së Kryeprokurorit të kësaj prokurorie, duke filluar nga 2 gushti 2024;
- Miratuan dërgimin e propozimit te Presidentja e vendit për lirim nga detyra me rastin e pensionimit gjatë muajit gusht 2024 të dy prokurorëve: Afrim Shefkiu (Prokuroria Speciale) dhe Zejnie Kela (Prokuroria Themelore në Mitrovicë);
- Caktuan prokurorin Fatmir Behrami në detyrën e Udhëheqësit të Departamentit për të Mitur dhe prokurorin Bashkim Zeqa në detyrën e Udhëheqësit të Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë