Të fundit:

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...
ISP BroadcastISP Broadcast

Mbahet panairi ‘Gjithëpërfshirja në punësim’ për personat me aftësi të kufizuara

ISP Broadcast

Në organizimin e Save the Children Kosova dhe me partneritet me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar e Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), është mbajtur panairi i punës për personat me aftësi të kufizuara “Gjithëpërfshirja në punësim”.

Në këtë panair, 30 kompani kanë prezantuar vendet e lira të tyre të punës, e veçanërisht për këtë kategori të shoqërisë nga Kosova, me qëllim që këta të fundit të prezantojnë aftësitë dhe njohuritë, në bashkëbisedim me punëdhënësit potencial.

Mynavere Behluli nga Save the Children Kosova tha se ky panair do t’iu shërbej këtyre personave, me qëllim që t’i shohin mundësitë për tregun e punës.

“Deri më tani, pjesëmarrja ka qenë veçanërisht e mirë dhe ne do të jemi këtu gjatë ditës dhe jemi mobilizuar të gjithë që personat me aftësi të kufizuara nga e gjithë Kosova. Ky panair do të shërbej për personat me aftësi të kufizuara, ata t’i shohin mundësitë që ofron tregu i punës nga kompanitë që i kemi sot të pranishme dhe të njëjtën kohë kompanitë të shikojnë talentet dhe potencialet dhe interesimet për vendet e punës”, tha Behluli.

Sipas saj, ideja e panairit është që të filloj komunikimi i biznesit dhe personave me aftësi të kufizuara.

“Ideja është që të filloj komunikimi në mes të biznesit dhe personave me aftësi të kufizuara dhe të vazhdojë. Pra, ne presim interesimin e tyre dhe të shohin ofertat e kompanive”, shtoi ajo.

Për Dionis Ferataj ardhja në këtë panair është një mundësi për punësim.

“Unë kam ardhur të shikoj për punësim, me qëllim që ta shikoj vetën më lartë”, shprehet Ferataj.

Ndërsa, Ilire Sardulli thotë se si persona të tillë, duhet të aftësohen më shumë.

“Më pëlqen që të vij ta gjej një punë për punësim edhe që të shikoj vende pune. Duhet të aftësohemi sa më shumë”, thekson Sardulli.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Botërore, shfaqin nivelin e ulët të punësimit të të rinjve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara, duke theksuar posaçërisht sfidat me të cilat përballen gratë dhe personat të cilët jetojnë në zona rurale.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se vetëm 15 për qind e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë të moshës 15-65 vjeç janë të punësuar.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...

Edon Zhegrova shënon super gol te Lille

Lille është duke fituar 1-0 ndaj  Le Havre në...

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë. Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë prezantuar prova të reja të grupit...