Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Manifestimi i 6 Majit për Gjergj Kastriotin: Basri Beka nga “Shqiptaria” flet për rëndësinë e organizimit

Manifestimi i 6 Majit për Gjergj Kastriotin: Basri Beka nga “Shqiptaria” flet për rëndësinë e organizimit

Organizata “Shqiptaria” në bashkëpunim me Korporatën Kryeziu, më 6 maj, kanë organizuar një manifestim për nder të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Për këtë manifestim, kryetari i organizatës “Shqiptaria”, Basri Beka, ka qenë i ftuar në emisionin Arb Debat me Rid Berishën në TV Arbëria.

Manifestimi i 6 Majit për Gjergj Kastriotin: Basri Beka nga “Shqiptaria” flet për rëndësinë e organizimit

Në prag të manifestimit për datëlindjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Basri Beka nga organizata “Shqiptaria” ka theksuar se qëllimi i këtij aktiviteti është që “këtë festë, festimin e datëlindjes së Gjergj Kastriotit ta bëjmë një festë popullore, ashtu sikur ky populli ynë e ka festuar me shekuj 6 majin, Shën Gjergjin, për nder të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.”

Beka, duke folur për rëndësinë historike të këtij manifestimi, ka theksuar se “Ne Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën, Adem Jasharin, i kemi tri figurat që i ka validu historia, tri figura më të pakontestueshme që i ka kombi shqiptar.”

Beka: Ne shqiptarët ekzistojmë falë luftës që ka bërë Skënderbeu

Beka ka shtuar se “Ne si komb kemi lindur si rezultat i luftës së Gjergj Kastriotit. Ne shqiptarët ekzistojmë falë luftës, rezistencës që e ka bërë ai, dhe të gjitha përpjekjet për liri që i ka bërë kombi ynë. E kemi këtë rezultat që Kosovën ta kemi shtet dhe t’i kemi të drejtat e shqiptarëve në avancim, është falë luftës së Gjergj Kastriotit dhe përpjekjeve që kanë vazhduar, fal kujtesës historike dhe frymëzimit që e kemi pasur për Skënderbeun.”

Beka: Pa e dashur atdheun, ne nuk mundemi as ta zhvillojmë vendin

Basri Beka tutje ka theksuar se popullit të Kosovës po i mungon dashuria për vendin.

“Pa e dashur vendin, pa e dashur atdheun, ne nuk mundemi as ta zhvillojmë vendin. Në kuadër të kësaj, pse ne këta heronjët tanë i kujtojmë dhe organizohemi që të festojmë ditëlindjen e Gjergj Kastriotit, është për t’i treguar këtij populli se vendin duhet ta duam, se pa e dashur vendin nuk mundesh as të punosh, as të krijosh.”

Duke mbyllur fjalën e tij, Beka citoi filozofin rus Fyodor Dostoevsky, duke thënë: “Mjerimi më i madh i njerëzimit është kur nuk mundesh me dashtë.” Ai shtoi se “Tek ne në Kosovë na është krijuar një ambient i mjerë, që nuk po mundemi të dashurojmë vendin tonë.” /TV Arbëria