Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Maloku: Duhet të nxitojmë ta formojmë qeverinë kompetente e cila do t’i mbrojë interesat e Kosovës

Maloku: Duhet të nxitojmë ta formojmë qeverinë kompetente e cila do t’i mbrojë interesat e Kosovës

Profesori universitar Fadil Maloku ka thënë se Kosova duhet që sa më shpejtë të formojë qeverinë e re, shkruan Tv Arbëria.

Qeveri kjo e cila sipas Malokut, do të duhej të jetë kompetente e profesionale në mënyrë që siç tha ai, ti mbrojë interesat e Kosovës.

“Unë po insistoj që ne duhet të nxitojmë ta formojmë një qeveri e cila do të jetë kompetente, do të jetë profesionale, do të jetë në koherencë me kohën  në mënyrë që ti mbrojë interesat e Kosovës. Se këtu nuk janë në pyetje vetëm interesat e Kosovës por janë edhe interesat e botës shqiptare të themi kështu kushtimisht, edhe kjo është një ide dhe koncept i cili shkonnë favor tonin diplomatik në kuptimin  që ne duhet t’i rrimë gati kësaj pune dhe ta fuqizojmë në koherencë me diplomacinë amerikane dhe angleze. që janë miqt tanë dhe janë arkitekt e krejt këtij projeksioni do me thënë shtetësisë së Kosovës”, tha Maloku në emisionin “ARB DEBAT”