11:39 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Macron: Franca mund ta ashpërsojë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse vazhdon bllokimi i ndihmave në Gazë

Macron: Franca mund ta ashpërsojë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse vazhdon bllokimi i ndihmave në Gazë

Franca mund të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit, nëse ai vazhdon t’i bllokojë ndihmat humanitare për Rripin e Gazës, tha të premten presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ai e përsëriti se Parisi është i përkushtuar ndaj zgjidhjes me dy shtete për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.

“Bllokada humanitare po krijon situatë të papërballueshme në terren”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Singaporit, Lawrence Wong, në Singapor.

“Dhe, kështu, nëse nuk ka përgjigje të përshtatshme për situatën humanitare në orët dhe ditët në vijim, atëherë padyshim që do të duhet ta ashpërsojmë qëndrimin tonë të përbashkët”, shtoi Macron, duke theksuar se Franca mund ta shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve izraelitë.

“Por, unë ende shpresoj se Qeveria izraelite do ta ndryshojë qëndrimin dhe përfundimisht do ta kemi një përgjigje humanit