Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lushtaku: Specialja, çdo gjë tjetër mund të jetë, veç Gjykatë e drejtësisë nuk është

Lushtaku: Specialja, çdo gjë tjetër mund të jetë, veç Gjykatë e drejtësisë nuk është

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara që nuk e lejuan ish-presidentin Hashim Thaçi të kthehej në Kosovë për varrimin e babait të tij.

Lushtaku në Facebook ka shkruar se një vendim i tillë është një akt të tmerrshëm dhe ka theksuar se “Specialja mund të jetë gjithçka, përveçse një gjykatë e drejtësisë”.