Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Luani mbyt 14-vjeçaren në Kenia

​Luani mbyt 14-vjeçaren në Kenia

Një luan ka mbytur një vajzë 14-vjeçare në periferi të Najrobit, njoftoi Shërbimi i Kafshëve të Egra në Kenia (KWS).

Vajza u rrëmbye nga një luan nga oborri i një shtëpie në fermë pranë Parkut Kombëtar të Najrobit, transmeton KosovaPress.

Alarmi u ngrit nga një tjetër adoleshent, pas së cilës rojet e KWS ndoqën gjurmët deri në lumin Mbagathi, ku gjetën eshtrat e vajzës së shkollës fillore.

Luani nuk është gjetur ende, por KWS ka vendosur një kurth dhe ka dërguar ekipet e kërkimit për të gjuajtur për kafshën.

Parku Kombëtar i Najrobit ndodhet vetëm 10 kilometra nga qendra e qytetit dhe është shtëpia e kafshëve të shumta si luanët, gjirafat, leopardët.

Ai është i rrethuar nga të tri anët për të parandaluar që kafshët të enden nëpër qytet, por është i hapur në anën jugore për të lejuar migrimin e kafshëve brenda dhe jashtë zonës.

Megjithëse konfliktet midis njerëzve dhe luanëve ndodhin shpesh në Kenia, kryesisht për bagëti, është e rrallë që njerëzit të vriten.

Vitin e kaluar, kamerat e vëzhgimit kapën momentin kur një luan rrëmbeu një qen Rottweiler nga një shtëpi tjetër pranë Parkut Kombëtar të Najrobit.

KWS gjithashtu raportoi se një 54-vjeçar u mbyt nga një elefant të shtunën, në provincën qendrore të Nyerit, rreth 130 kilometra në veri të Najrobit.

Elefanti ishte në pyllin Mere kur sulmoi burrin, i cili pësoi lëndime të rënda në gjoks, thyerje të brinjëve dhe lëndime të brendshme. Ai u dërgua në spital ku u nënshtrua plagëve të marra\./KP