Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci në Ditën e të zhdukurve: Plagë e rëndë që na shkaktoi okupatori

Lladrovci në Ditën e të zhdukurve: Plagë e rëndë që na shkaktoi okupatori

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e Ditës së të zhdukurve me dhunë gjatë luftës çlirimtare, ka theksuar se ështëplagë e rëndë që na shkaktoi okupatori.

Postimi i plotë i tij në fb:

Në Ditën e personave të zhdukur me dhunë, gjatë luftës tonë çlirimtare, shprehim nderim dhe kujtojmë sot e çdo herë, këtë plagë të rëndë që na shkaktoi okupatori.

Kujtojmë dhe nderojmë dhimbjen e familjarëve, duke kërkuar ndriçimin e fatit të personave të zhdukur dhe drejtësi për secilin rast.

Nderim i përjetshëm për dëshmorët dhe martirët e kombit!

Nderim për personat e zhdukur me dhunë dhe familjarët e tyre!