Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Limaj të rinjëve: Kujdes se çfarë flisni për Kosovën, kurrë më sigurt se sot s’ka qenë

Extra AL PVC

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një takim me bashkëatdhetarët, u ka kërkuar të rinjëve që të kenë kujdes kur bëhet fjale për lirinë e Kosovës, shkruan TV Arbëria.

Gjatë një takimi Limaj iu drejtohet të rinjëve të kenë kujdes për fjalët që i nxjerrin nga goja dhe komentet e statuset që bëjnë në rrjete sociale sa i përket lirisë së vendit tonë, duke thënë se ka njerëz që lëndohen e që kanë plagë shpirti.

“Djem të rinj, kujdes kur të merreni me të kaluarën e vendit tuaj, kur të flisni për shtetin e kur të flisni për lirinë, kujdes se lëndoni shumë njerëz, kujdes kur të shkruani në komentet e juaja, kur të flisni për lirinë e shtetin tuaj. Kujdes, se lëndoni shumë njerëz se vendi juaj është krejt plagë, jo plagë fizike se ato shërohen, unë jam plagosur në krahë edhe su bo nami, s’ka deshtë zoti më shumë, këtu e kam ende shenjën”, është shprehur ai.

Tutje, Limaj thotë se Kosova është plagë shpirti, teksa shtoi se ka ende familje që nuk i kanë gjetur familjarët e tyre.

“Kosova është plagë shpirti, e ato plagët e shpirtit nuk shërhohen pa vdek. Nuk ka ndodhur kjo para 1000 viteve por brenda jush i keni, familjen e dëshmorit, brenda jush e keni djalin e dëshmorit, djalin e veteranit, djalin e invalidit, ose vetë veteranin. Keni familjarë që ende nuk i kan gjetur familjarët e tyre, dhe nuk është korrektë me lëndu një nënë, një fëmijë të dëshmorit pa të pas hak. Matni, kur të flisni për të kaluarën nëse nuk mundeni të paktën mos fyeni”.

Ai thekson se secili familjarë i dëshmorit është krenarë për gjakun që ka dhënë pjesëtari i familjes së tyre për lirinë e Kosovës.

“Secila nënë e dëshmorit është krenarë për gjakun që ka dhënë djali i saj për lirinë e Kosovës, secila grua e dëshmorit është krenare për veprat e burrit të saj, por nuk ka nënë dëshmori që se ka plagë shpirti humbjen e djalit, ajo ndjehet krenarë për djalin e saj, por nëna e ndjenë mungesën e djalit të saj derisa të vdes, gruaja e ndjenë mungesën e burrit të saj derisa të vdes, se është bërë kurban që t’i rrisë djemt e vajzat”.

Limaj u bënë thirrje që tëndalen e të mendojnë sesi ndjehen ata djem apo vaj të cilët nuk kanë përkrahë babin e tyre në ditët e tyre të gëzuara.

“Ndaluni mendoni pak për juve që keni fëmijë, çka është për një nënë me i rritë fëmijët e vetme, secili keni vajza shyqyr zotit, e menxi s’presin me bë një dasëm, a mendoni ndonjëherë si një djalë i dëshmorit kur të martohet si çdo djalë, a ka pas dëshirë edhe ai me qenë pjesë edhe babai i tij, a mendoni se vajza kur të martohet edhe ajo ka dëshirë që babai i saj t’ia largojë duvakun”, thekson Limaj.

Ai deklaron se me dekada kemi vuajtur ta kemi lirinë e vendit duke shtuar se zoti na vretë ta fyejmë shtetin tonë.

“Kështuqë para se me fol diçka mendoni pak, unë e di që këtu ka lloj lloj që shajnë e shpifin e mashtrojnë. Djem me shumë sakrifica, jo me neve por me dekada kemi vuajtur ta kemi lirinë. Sot zoti na vretë me dalë prej gojës tonë, prej shqiptarit me fy shtetin tonë, me gjithë këto plagë. duke ndenjur rehat e duke pirë birra e kafe, sot me fy shtetin tënd, se si varet ajo. Dje është formuar ai shtet, nuk është formuar për një ditë, me qindra vite. Kosova nga viti 2008 është shtet, është vendi juaj, kudo që të jetoni e keni vendin e juaj”.

Kryetari i Nismës tregon kohën gjatë Jugosallivsë së atëhershme i cili thekson se në qoftëse ke psur nevojë për ndonjë gjë s’ke pasur ku të drejtohesh, ku theksoi se Kosova kurrë më sigurt se sot s’ka qenë.

“Nuk jeni më njerëz pa shtet kudo që shkoni e keni vendin e juaj, dikur këta më të vjetërit që kanë qenë në gyrbet para 98-ës e dinë mir çka po flas, se këtu në vitin 97 as ambasada e Jugosllavisë nuk na ka pranuar. Me pas nevojë s’ke pas ku me u drejtu, me bë zoti me ndodh ndonjë rast vdekje apo rast gëzimi s’ke pas ku me shku, me pas nevojë për pasaportë s’ke pas ku me u drejtu se dikur as Serbia s’ka pranu. Kështuqë kurrë ky vend në durë me të sigurta nuk ka qenë”, ka thënë Limaj. /TVarbëria

 

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...