Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Limaj s’e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja

Limaj s’e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja në situatën e krijuar të bllokadës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe më pas formimit të qeverisë.

“Nëse nuk ka kapacitet dhe pjekuri, nuk ka hapësirë për një zgjidhje, atëherë zgjidhje tjetër janë zgjedhjet e reja. Por duhet dikush të mbajë përgjegjësi”, tha Limaj pas vazhdimit të tetë të seancës konstituive të Kuvendit.