Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Limaj: Jemi këtu për të nderuar dhe shprehur mirënjohje për shpallësit e pavarësisë

Limaj: Jemi këtu për të nderuar dhe shprehur mirënjohje për shpallësit e pavarësisë

Ish pjesëtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të tjerë e disa deputetë e kanë shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një organizim të drejtuar nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. “Festojmë me ju” ka qenë moto e këtij organizimi i cili i është dedikuar ish krerëve të UCK-së të cilët po përballën me akuza në Gjykatën Speciale.

“Jemi këtu për të nderuar dhe shprehur mirënjohje përjetësisht për shpallësit e pavarësisë se Kosovës. Nderojnë dhe festojmë me ata që çliruan, ndërtuan dhe e shpallën Kosovën shtet të pavarur e te lirë”, ka thënë Limaj.

“Tani është koha të flisni, tu kujtoni atyre që mohojnë historinë, kush janë ata që shpallën shtetin e Kosovës”, ka shtuar ai.

/TV Arbëria