Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Letra e Deharit presidentes: Si asnjëherë më parë raporti për mandatet nuk u mbështet nga shumica, ju drejtohem për sugjerime

Letra e Deharit presidentes: Si asnjëherë më parë raporti për mandatet nuk u mbështet nga shumica, ju drejtohem për sugjerime

Kryesuesi i seancës konsituive, Avni Dehari, dje ndërpreu këtë seancë pa u miratuar asnjë pikë që ishte në rendin e ditës për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave.

Dehari dje paralajmëroi se do t’i drejtohej presidentes së vendit me një letër për këtë situatë.

Gazeta Express ka siguruar letrën që Dehari i çoi Osmanit ku i kërkon sugjerime për “opsionet e mundshme përpara”.

“Në pamundësi të votimit të raportit për verifikimin e mandateve, në cilësinë e Kryesuesit e kam ndërprerë seancën konstituive. Në këto rrethana, të një situate të paprecedent, unë ju drejtohem juve si Presidente e Republikës për sugjerime për opsionet e mundshme përpara”, thuhet në këtë letër.