11:03 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Legalizimi i politikës duale serbe edhe me Moskën edhe me Brukselin nëpërmjet dialogut Kosovë-Serbi

Legalizimi i politikës duale serbe edhe me Moskën edhe me Brukselin nëpërmjet dialogut Kosovë-Serbi

Shkruan: Afrim Kasolli

Për një kohë të gjatë diplomatët perëndimorë, duke përfshirë edhe Shefen për politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, por pa përjashtuar as burrështetas tjerë, i kanë bërë thirrje Kosovës, që në mënyrë sa më urgjente t’i themelojë institucionet e reja të dalura nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në mënyrë që së bashku më Serbinë të rikthehen në tavolinën e dialogut më Serbinë në Bruksel.

Mirëpo, duke qenë se këto të fundit as pas gati pas 5 muajve nuk janë formuar, atëherë duket që Bashkimi Evropian, po tenton ta rinisë këtë proces, me një qeveri me mandat të skaduar dhe jo legjitime në Kosovë. Kuvendi ndodhet në paralizë dhe nuk po arrin ta konstituojë vetveten kurse shteti thuajse është në bllokadë.

Prandaj, rikthimi në këto kushte në dialog është një lloj shpërfillje totale ndaj normave demokratike dhe kushtetuese në Republikën e Kosovës edhe nga vetë Bashkimi Evropian, vetëm për hir të procesit.

Sidoqoftë, takimi trepalësh në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe të emëruarit të posaçëm për dialog të BE-së, Peter Sorensenin nuk u mbajt. Ndërkohë, anulimi i tij, sipas zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi u bë për shkak se pala serbe e prirë nga Petar Petkociq, nuk kishte ardhur me kohë. Pra mundësia e bashkëbisedimit nuk ishte anuluar për çështje parimore, por për mospërshtatje të orareve. E sa i përket mungesës së legjitimitet të delegacionit nga Kosova, i njëjti u shpreh se nuk do të ishte në rregull ta refuzonim këtë ofertë, ”nëse i humbim këto shanse për shkak se në Prishtinë ka pengesa në konstituimin e Kuvendi”.

Por më për shumë, ishte vetë Kaja Kallas që ditë më parë kishte deklaruar se jemi duke i shqyrtuar edhe mjete tjera, përpos dialogut në funksion të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kurse në një rast tjetër, po ashtu kishte siguruar se fillimisht do të analizohen gabimet që kanë ndodhur deri më tani gjatë negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, e që kanë ndikuar në stagnimin e tij. Me këtë rast deri më tani publiku mbetet në terr informativ sa a ka filluar ky vlerësim, apo se cila palë konsiderohet më shumë fajtore sa i përket kësaj status-quo. Ndonëse sipas disa indikacioneve ende barra e përgjegjësisë bie më shumë mbi Kosovën për vetë faktin se pse kësaj te fundit ende nuk ia janë suspenduar masat sanksionuese, ndërkohë shteti fqinj as pas sulmit paramilitar dhe agresionit territorial me 24 shtator nuk ka pasur asnjë pasojë.

Dhe më kryesorja nuk kishte shume kohë kur i madh i e vogël nga Bashkimi Evropian, kishin deklaruar se nëse presidenti serb Aleksandër Vuciq, do të behej pjesë e paradës së 9 majit në Moskë, krahas liderit rus, Vladimir Putin, do të përballej me pasoja. Këto jo vetëm që nuk ndodhen, por kur top diplomatja e BE-së u sfidua nga gazetarët në Prishtinë se çfarë ka biseduar më liderin serb për këtë shpërfillje të parimeve të politikës së jashtme të Unionit, u mjaftua me një përgjigje të vagullt se ai e ka informuar atë për pozicionin e tij politik. Ndonëse, ishte vetë zonja Kallas e cila gjatë vizitës së fundit në Beograd pat deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interes të agjendës euro-integruese edhe të vetë Serbisë.

Dhe duke marrë parasysh shkrimet e mëhershme të mediave ndërkombëtare mund të merret me mend natyra private e këtij informimi. Kohë më parë, këtë tolerance perëndimore për sjelljet e dyfishta të Serbisë edhe me Perëndimin edhe me Lindjen, mediumi i njohur amerikan Ëashington Post, e kishte definuar si të dështuar. Politika perëndimore e kishte mirëkuptuar këtë politikë dinake të Aleksandër Vuçiq-it, me shpresën për ta detyruar atë që ta ndërronte kursin e tij politik, për ta larguar nga Rusia. Mirëpo, sot një gjë e tillë nuk ka ndodhur. E tëra kjo sepse, lideri serb, “privatisht i kishte siguruar bashkëpunëtorët e tij perëndimorë se është duke bërë të pamundurën për ta integruar kombin e tij të pabindur në kuadër të Bashkimit Evropian dhe ta shndërrojë atë në një partner të besueshëm, por se këtë nuk mund ta bëjë hapur për shkak te snetimenteve politike pro-ruse”. Prandaj, këtë refren i njëjti duket se ia ka përsëritur edhe zonjës Kallas. E që i ka mjaftuar asaj si garanci e sinqeritetit të tij.

Në këtë kontekst, insistimi me çdo kusht për ta rifilluar procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Brukel, pa i formuar e para institucione e reja, ashtu siç e kërkonin edhe vetë zyrtarët e BE, është cenim i parimit të brendshëm kushtetues dhe demokratik të Kosovës, tashmë të inkuruajar nga vetë Brukseli dhe legjitimim i sjelljeve të Albin Kurtit për ta vazhduar këtë bllokadë nën emrin e dialogut. Sepse deri sa ky vazhdon, BE- ja nuk shqetësohet me shumë. E dyta e legalizon politikën serbe edhe me Rusinë dhe Perëndimin, dhe e shpërfill parimin bazë të dialogut që mbetet agjenda euroatlantike.

Kaja Kallas disa herë kishte deklaruar se rifillimi i këtij procesi është nevojë imediate edhe për shkak të shtimit të tensioneve në rajon. Mirëpo, aranzhimi i dialogut në këto kushte nuk i kontribuon atmosferës së çtensionimit. Kurse qeveria në detyrë e Kosovës, për shkak të izolimit ndërkombëtar( ndonëse një gjë të tillë ajo e kishte përjetuar edhe sa ishte fuqiplotë) pajtua me këto paradokse vetëm për ta fituar atë relavncë të humbur. Kështu me qëllim që ta zbeh sa më shumë presionin diplomatik për konstitium sa më të shpejtë të Kuvendit dhe më pastaj votim të ekzektuvit, Qeveria në detyrë e Albin Kurtit, ra dakord për të shkuar në Bruksel, me qëllim plotësimin e pritjes kryesore të kryeqytetit evropian nga Kosova, por që me këtë sjellje e shndërron vetën në bashkëpjesëmarrëse në rehabilitimin gjeopolitik të Serbisë edhe Lindjen edhe me Perëndimin. Për më shumë, ajo nuk ka dhënë shenja të zhbllokimit të situatës e cila është një parakusht që edhe Kosova të përfitojë nga fondi i BE-së për rritjen ekonomike, por në këtë mënyrë nuk e refuzon dialogun për kundër të gjitha pikëpyetjeve të sipër cekura. /TV Arbëria